Trump reagon sërish: NATO dhe Britania të gatshme të ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se NATO është e gatshme të përfshihet në operacionet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë të mbeten të larta.

Në një intervistë për Fox News, Donald Trump u shpreh se bisedimet e paqes me Iranin kishin qenë “shumë miqësore” në fazën përfundimtare, megjithëse paralajmëroi masa të forta ushtarake.

“Do të bllokojmë Ngushticën e Hormuzit, do të duhet pak kohë,” tha ai, duke shtuar se pastrimi i zonës nga minat detare nuk do të zgjasë shumë.

Trump theksoi se disa vende aleate do të kontribuojnë në këtë operacion, duke përmendur se NATO, si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera, pritet të dërgojnë anije minahedhëse për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës.

Ai gjithashtu pretendoi se një postim i tij në rrjetet sociale, ku paralajmëronte pasoja të rënda nëse Irani nuk arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të rihapur ngushticën, kishte ndikuar drejtpërdrejt në rikthimin e negociatorëve iranianë në tryezën e bisedimeve.

Sipas Trump, pala iraniane nuk është larguar nga negociatat dhe ai shprehu besimin se ato do të përfundojnë me një marrëveshje në favor të SHBA-së: “Parashikoj që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam.”

Zhvillimet e fundit rrisin shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm në një nga zonat më strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.