Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Trump theksoi se marrëdhëniet me Iranin aktualisht janë në një fazë të mirë, por paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshje, përplasjet mund të vijojnë.

Presidenti amerikan u tregua i ashpër edhe në qëndrimin ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani mban përgjegjësi për mijëra viktima dhe duke përsëritur se “nuk duhet të ketë armë bërthamore”.

Në këtë linjë, ai komentoi edhe deklaratat e Papës, duke u shprehur: “Këtë duhet ta kuptojë edhe Papa”, ndërsa shtoi se nuk e sheh të nevojshme një takim me të.

Duke folur për zhvillimet në rajon, Trump e cilësoi “shumë pozitiv” planin për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa theksoi se tregjet dhe çmimet e naftës po reagojnë mirë.

Ai u ndal edhe te situata në Liban, duke deklaruar se ka dakordësi për armëpushim dhe duke shprehur besimin se Hezbollah do ta respektojë atë, çka sipas tij është një zhvillim i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.