Tritol në një binzes në Tiranë, panik tek banorët e pallatit, dyqani i përket pronarit të Mcn Tv, Endri Meksi

Shpërthim me tritol në një biznes në Tiranë.

Subjekti privat që ofron shërbime interneti, i përket pronarit të një televizioni privat MCN TV, Endri Meksit.

Policia e kryeqytetit njofton zyrtarisht se shpërthimi ndodhi në të gdhirë të së dielës.

Konkretisht në orën 04.30 minuta të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, biznesi me të njëjtin emër si televizioni ra pre e sulmit me tritol.

Nga lënda plasëse, siç duket edhe nga pamjet, është dëmtuar edhe një klinikë dentare.

Fatmirësisht nga ky shpërthim dëmet ishin vetëm materiale, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.