“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra pre e një atentati në Athinë, flet 55-vjeçari shqiptar

Një 55-vjeçar shqiptar ra pre e një atentati në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 04:30, poshtë shtëpisë së tij. Sipas informacioneve paraprake, dy persona që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj 55-vjeçarit.

Fatmirësisht plumbat e kapën në këmbë dhe ai u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë, ndërsa banorët e zonës i japin ndihmën e parë. Pak më vonë në vendngjarje mbërriti edhe një patrullë e Policisë Greke. Autorët u larguan në drejtim të panjohur, ndërsa policia gjeti tre gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.