Shpërthen makina në Gjirokastër, dy persona të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Bëhet me dije se një makinë, e cila po transportonte një bombol gazi, ka shpërthyer në rrugë. Pas shpërthimit, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.