Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy adoleshentë! Policia identifikon autorët

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjene sotme në qendër të Shkodrës, ku pas një sherri mes adoleshentëve kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Raportohet se policia ka identifikuar autorët e sherrit dhe ka nisur punën për kapjen e tyre.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.