Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull

Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Venezuelën në më shumë se një shekull, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në vend ndodhi në vitin 1900, kur një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi bregun verior të Venezuelës, pranë kryeqytetit Karakas.

Epiqendra e tërmetit ishte vetëm disa qindra kilometra nga epiqendra e tërmetit të mbrëmjes së djeshme.

Tërmeti i dytë i së mërkurës ishte më i madhi, me një magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter. Ndërkohë tërmeti i regjistruar vetëm 40 sekonda më parë, me një magnitudë 7.2, është renditur si tërmeti i katërt më i madh në vend, menjëherë pas një tërmeti të vitit 2018.

Kujtojmë se të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja.

Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se dëmet e shkaktuara dhe ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet ishin të shumta. Ekspertët amerikanë kanë paralajmëruar se numri i vdekjeve mund të kalojë 10,000.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.