Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Miks Albania

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, më të theksuara në zonat lindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen rrebeshe të përkohshme shiu.

Sipas MeteoAlb, në orët e mbrëmjes moti do të përmirësohet sërish dhe kthjellimet do të rikthehen në të gjithë vendin, ndërsa lagështira në ajër do të mbetet e lartë.

Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, me vlerat minimale që do të zbresin deri në 13°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 37°C.

Era do të fryjë me intensitet mbi mesataren, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.