Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë shtatëzënë

Risi në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Për të gjitha nënat që janë me fëmijë apo edhe gratë shtatëzëna nuk do të presin më radhë për të bërë chek in, por për ta do të ketë një “linjë” të hapur.

Kjo mënyrë, sipas një njoftimi që ka bërë vetë aeroporti, është menduar për të mundësuar një udhëtim sa më të qetë dhe komod për këtë kategori.

Për të mundësuar një udhëtim më të qetë dhe më komod,pasagjerët që udhëtojnë me fëmijë, gratë shtatëzëna dhe pasagjerët me karroca për fëmijë kanë mundësinë të përdorin linjën e dedikuar për familjen”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.