Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë, ku qindra drejtues mjetesh po përballen me pritje të zgjatura për të kaluar drejt Greqia.
Sipas informacioneve, shumë qytetarë kanë mbi një orë në zonën neutrale, në pritje të përfundimit të procedurave kufitare.
Shkak i vonesave bejne me dije burime te konfirmuara janë bere kontrollet e shtuara nga pala greke, ku për çdo udhëtar po kryhet identifikim elektronik, fotografim dhe marrje e shenjave të gishtave. Këto procedura të detajuara, ndonëse pjesë e masave të sigurisë, po kërkojnë kohë të konsiderueshme për çdo shtetas, duke krijuar fluks dhe radhë të gjata në dalje nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
