Qeni në Pire kafshon në kokë një fëmijë 2-vjeçar, arrestohet gjyshja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pire, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç është sulmuar nga një qen, pasi i shpëtoi vëmendjes së gjyshes së tij.

Sipas raportimeve, vogëlushja iu afrua kafshës, e cila më pas e sulmoi duke e kafshuar në kokë. Menjëherë pas incidentit, ajo u transportua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, nën shoqërimin e policisë.

Ndërkohë, gjyshja e saj, shtetase nga Holanda, është arrestuar nga autoritetet greke me akuzën për ekspozim të të miturit ndaj rrezikut.

Gjendja shëndetësore e fëmijës nuk është bërë ende plotësisht e ditur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.