Sot është dita e 5-të e protestës së studentëve.
Një grup të rinjsh kanë nisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit, atje ku është vendgrumbullimi i këtyre ditëve.
Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.
