Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Pasuritë i kalojnë në pronësi shtetit, pas vendimit të gjykatës.

Sipas hetimeve, në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një prone prej 32 mijë metrash katrorë është përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar. Më pas, prona është ndarë dhe kaluar në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së saj të paligjshme.

Në këtë çështje, shtetasi me inicialet P.P. u dënua me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme tek ‘Uji i Ftohtë’, të përfituar me dokumente të falsifikuara

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

  • Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:
  • Pasuria e paluajtshme nr.431;
  • Pasuria e paluajtshme nr.404;
  • Pasuria e paluajtshme nr.311;
  • Pasuria e paluajtshme nr.312;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2
Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.