Prej 3 muajsh e larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë gruaja në Dibër

Miks Albania

Një grua rreth 70-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.

Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçarja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk kishte pasur të dhëna për vendndodhjen e saj.

Trupi i saj është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Mbetet për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko ligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.