Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës B.D, rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikmin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.