Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Pas përfundimit të fjalimeve në bulevard, protestuesit kanë vijuar me marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Marshimin e mbrëmjes së sotme, organizatorët ia dedikuan 2 protestuesve që u lanë sot nga gjykata në ‘arrest shtëpie’.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.

“Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju”, u shpreh një prej qytetarëve teksa fliste në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.