Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 11.07.2026

Miks Albania

Dashi

Do jeni shumë xheloze ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni ashpër me te. Sa me shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Beqarët do realizojnë takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.

Demi

Te dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkojnë me ngulm gjëra të pamundura. Beqarët do jenë të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzojnë disa ftesa qe do ju bëhen. Do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Financat do mbetën në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.

Binjakët

Nën ndikimin e madh të Venusit, ju do i kushtoni me tepër rëndësi së kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shume kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Beqarët do kenë një dite intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni! Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.

Gaforrja

Dite e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin me se miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët do kërkojnë në çdo cep princin e tyre te kaltër, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Jeni të zotet kështu që mund t’ia dilni.

Luani

Ata që janë në një lidhje do ndihen më të dashuruar se kurrë gjatë kësaj ditë dhe do i shprehin pafund ndjenjat e tyre. Beqarët do i koleksionojnë aventurat dhe do ndihen mjaft mire. Do ende kohë që statusi t’iu ndryshoje. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë me pare. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohe të gjatë. Kujdes!

Virgjëresha

Jeta juaj në çift do jetë edhe me bukur sot. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do merrni vendimin për ta kaluar gjithë jetën me të. Beqaret do jenë të pafat dhe do vazhdojnë të mbeten me të njëjtin status edhe për disa kohë. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze, megjithatë duhet thënë se gjendja do lërë për të dëshiruar.

Peshorja

Marrëdhënia juaj në çift do ftohet edhe më shumë gjate gjithë kësaj dite dhe do preferoni t’i jepni fund asaj që keni ndërtuar. Më mirë vetëm e në qetësi sesa në çift dhe të brengosur. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë sa të mundin ditën duke u argëtuar me miqtë, jo të fiksohen pas dikujt qe është i zënë. Financat do bëhen delikate nëse kryeni shpenzime të pamenduara mirë.

Akrepi

Mos u tregoni despotike në jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse do prishni gjithçka keni ndërtuar deri me sot. Beqarët duhet te tregohen te arsyeshëm dhe te marrin kohen e duhur për t’u njohur me një person. Po gabuat, do i vuani gjatë pasojat. Gjendja e financave do lërë paksa për të dëshiruar. Mundohuni të shpenzoni fillimisht për gjërat më të domosdoshme.

Shigjetari

Do e dashuroni plot pasion atë qe keni në krah gjatë gjithë kësaj ditë dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet gjithë kohës e mrekullueshme. Beqarët do jenë të drejtpërdrejtë dhe do i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndjejnë. Do marrin shumë pëlqime për këtë arsye. Në planin financiar fati do jete me ne fund ne anën tuaj. Do dilni nga situata delikate ku kishit rënë.

Bricjapi

Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni shume xheloze ndaj atij që keni në krah dhe ne çdo moment do mundoheni ta kontrolloni. Beqarët as qe do mendojnë aspak për dashurinë sepse do jenë të angazhuar me të tjera çështje. Saturni dhe Plutoni do ndikojnë negativisht tej sektori i financave duke sjelle probleme të njëpasnjëshme.

Ujori

Tensioni do filloje të zbehet sot në jetën tuaj ne çift dhe do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Partneri nga ana tjetër do ndihet i bekuar që ju ka pranë dhe do ua shprehe me çdo mënyrë ndjenjat. Beqarët do kenë një ditë të ndërlikuar dhe me peripeci. Financat duhen mbajtur në kontroll të rrepte edhe për disa kohë derisa gjendja të stabilizohet.

Peshqit

Do dini si t’i menaxhoni sa me mire problemet qe do ju dalin ne çift gjate kësaj dite. Për ju nuk ka gjë qe nuk mund te kalohet. Beqarët do realizojnë gjate gjithë kohës takime impresionuese dhe do i mendojnë gjërat me seriozitet. Për financat do jetë një ditë e mire dhe e favorshme. Jo vetëm që do kryeni investimet e menduara, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.