Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.
Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.
Temperatura maksimale do të kap vlerën 17 gradë Celcius në Tiranë, Berat dhe Fier. Ndërsa temperatura minimale 2 gradë Celcius në Bajram Curr, Peshkopi dhe Korçë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3 ballë.
