OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa lagje të Elbasanit për ditët e ardhshme

Miks Albania

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Elbasanit dhe rrethinat, për shkak të punimeve që po kryhen për projektin e Linjës 400 kV Fier–Elbasan–Qafë Thanë.

Sipas njoftimit të OST-së, për garantimin e sigurisë gjatë punimeve do të kryhet stakimi i përkohshëm i Linjës 6 kV të Fidrit F6 në Nënstacionin “Kombinati i Drurit”.

Ndërprerjet do të kryhen në datat 3, 4, 5 dhe 8 shtator 2026, në fashën orare 06:30–16:00.

Gjatë kësaj periudhe, pa energji elektrike do të mbeten përkohësisht:

Lagjja “Skënderbej”

Bizneset

Fabrika e Tullës

Pompat Hajdaran

Shushicë

Fushë Bull

Tahiraj

OST u bën thirrje familjeve dhe bizneseve në këto zona të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetin e tyre duke pasur parasysh oraret e ndërprerjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.