Kanë nisur përplasjet e para në protestën që po zhvillohet para Kuvendit.
Ditën e sotme protestuesit janë “ndarë” në dy kampe. Nga njëra anë është grupi i qytetarëve që për më shumë se 3 muajsh dalin në sheshin para Kryeministrisë dhe një grup, mbështetës të PD.
Policia ka marrë masa duke vendosur gardhin metalik, ndërsa ka larguar edhe një pjesë të protestuesve nga rruga.
Qytetarët kanë tentuar që të heqin gardhin metalik, por nuk janë lejuar nga efektivët.
