Lufta/ 12 të vrarë nga Houthit në Riad, Arabia Saudite zotohet për hakmarrje

Një sulm në aeroportin ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe 309 të plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga autoriteti saudit i aviacionit civil. Sipas njoftimit zyrtar, mes viktimave janë katër shtetas sauditë dhe tetë të huaj. Mes të vrarëve raportohet edhe një shtetas amerikan.

Autoritetet bëjnë të ditur se disa nga të plagosurit kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa sulmi ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.