Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50% në 700 produkte

Kanadaja do të vendosë tarifa të reja doganore mbi importet amerikane, ndërsa lufta tregtare midis fqinjëve po përshkallëzohet.

Qeveria kanadeze tha se kundër-tarifat hyjnë në fuqi për mallrat amerikane nga 8 shtatori dhe do të vendosin detyrime prej 15%, 25% dhe 50% në 700 produkte, duke përfshirë çelikun dhe pajisjet, të importuara nga jugu i kufirit.

Veprimi i fundit është në përgjigje të tarifave prej 50% të vendosura nga administrata Trump ndaj disa mallrave kanadeze që nga e premtja, pasi bisedimet tregtare dështuan, përveç tarifave ekzistuese të SHBA-së mbi çelikun, aluminin, automobilat dhe lëndën drusore kanadeze.

Kryeministri kanadez, Mark Carney deklaroi se do të kundërpërgjigjej ndaj këtyre tarifave “dollar më dollar”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.