Kamioni përplaset me autobusin, plagosen 10 persona

Kosovë- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në rrugën Pejë – Prishtinë, në fshatin Rixhevë të Klinës. Një autobus është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dhjetë persona.

Mes dhjetë të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.  Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.