Irani po përgatit një projektligj të ri që rregullon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të kufizuar lëvizjen e anijeve të disa vendeve, përfshirë ato të Izraelit.
Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i parlamentit iranian, Hamidreza Haji-Babaei, i cili deklaroi se ligji i ri synon të vendosë rregulla më të rrepta për kalimin në këtë rrugë detare strategjike
Sipas tij, drafti parashikon që anijet nga “shtetet armike” të mos lejohen të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, përveç rasteve kur ato paguajnë dëmshpërblime lufte.
Po ashtu, projektligji do të lejojë kalimin e anijeve të tjera vetëm pas miratimit dhe autorizimit nga autoritetet iraniane.
Autoritetet në Teheran theksojnë se trafiku detar në këtë zonë strategjike nuk do të kthehet në gjendjen e tij para konfliktit, duke sinjalizuar rregulla më të ashpra për një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës.
