Ambasada e SHBA në vendin tonë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasdada bën thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre pasi grupet iraniane mund të sulmojnë hotele, qendra biznesi, klube dhe restorante që ndodhen në Shqipëri të cilat janë subjekte të lidhura me SHBA aopo më opozitën iraniane.
Postimi i ambasadës së SHBA:
Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.
