Qeveria italiane ka zgjatur me një javë afatin për uljen e akcizës së naftës.
Mediat italiane raportojnë se masa do të zgjatet deri të enjten, 17 shtator, ndërsa, nëse nuk do të merrej ky vendim, ulja e akcizës do të përfundonte në mesnatë.
Vendimi është pjesë e masave të qeverisë italiane për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve te konsumatorët dhe bizneset.
Ulja e akcizës për naftën do të vijojë të jetë në fuqi edhe gjatë javës së ardhshme, deri në skadimin e afatit të ri, më 17 shtator.
