Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më, duke vendosur kufijtë maksimalë të shitjes me pakicë dhe shumicë për gazoilin dhe benzinën.
Nga pasditja e sotme, nafta me pakicë nuk do tregtohet më shumë se 203 lekë/litri. Me çmimin tavan të përcaktuar nga Bordi, ulja që ka pësuar nafta në tregun me pakicë është deri në 14 lekë.
Ndërkohë benzina në tregun me pakicë nuk do të shitet më shume se 175 lekë/litri. Nga fillimi i marsit, benzina është tregtuar nga 199 deri në 202 lekë për 1 litër ndërsa ulja e pësuar arrin deri në 27 lekë.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 26 mars, në orën 18:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e mundshme të tregut.
NJOFTIMI:
Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
