Bardhi-Begajt: Para se të dekretosh shkarkimin, jep llogari pse dekretove emërimin e Vlorës Hyseni

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për shkarkimin e Vlorës Hyseni nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Begaj, para se të dekretojë shkarkimin, duhet të japë llogari se përse dekretoi emërimin e saj tre vite më parë.

Sipas tij, mbi figurën e Hysenit kishte disa dyshime, por që nuk u morën parasysh nga Begaj në atë kohë.

Postimi i Bardhit:

REKLAMË

Përpara se të dekretonte shkarkimin e Vlora Hysenit, Bajram Begaj duhet të jepte llogari pse dekretoi emërimin e saj, pa sqaruar pikëpyetjet serioze mbi integritetin e saj.

Më 17 Mars 2023, ditën që Edi Rama e propozoi në krye të SHISH-it, i kërkova publikisht Presidentit të verifikonte informacionet për largimin e saj nga shërbimi inteligjent i Kosovës nën dyshimet për nxjerrje ose mosruajtje të informacionit të klasifikuar.

Presidenti zgjodhi të mos bënte transparencë dhe e dekretoi Vlora Hysenaj, megjithë dyshimet e forta se ajo kishte bashkëpunim të dyshimtë me shërbimet sekrete serbe.

Në vend që t’i shërbente shtetit dhe sigurisë kombëtare, Bajram Begaj u soll si ushtar i Edi Ramës. Sot u detyrohet shqiptarëve një shpjegim: çfarë verifikoi përpara se t’i besonte Vlora Hysenit sekretet e shtetit?

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.