Aksident fatal në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, një 50-vjeçar që po udhëtonte me motomjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.