Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57 vjeçar

Miks Albania

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, në rrugën e fshatit Damjan, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi O. K., 26 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin B. A., 57 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.