Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, lëndohet 57-vjeçari

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Shkodër-Velipojë”. Bëhet me dije se 57-vjeçari H.C duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.