Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës tjetër.
