“Kam frikë mos e vret…”/ Prindërit në alarm për zhdukjen e 37-vjeçares në Fier: Është me kartelë

Një 37-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, por kishte kohë që kishte ndërprerë mjekimin, është larguar prej mëngjesit të së shtunës nga banesa e saj.

Selime Hasa, nga fshati Peshtan- Bregas në Fier, është larguar e vetme. Prindërit e dëshpëruar, Shefqet e Dallendyshe Hasa, thonë se kjo është hera e dytë që vajza largohet nga banesa.

Ata kanë denoncuar humbjen e vajzës në komisariatin e policisë Fier, teksa kanë kërkuar edhe ndihmën e medias për ta gjetur.

“Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ç’a veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr veç. E kam me kartelë. Nuk i pi. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot. Nuk ka bukë fare”, kanë thënë prindërit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.