Veliaj shkarkon drejtorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Çerdheve dhe Kopshteve

Miks News Albania

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i IMT-së, Rigers Sheqeri.

Po ashtu, me urdhër të kryebashkiakut Veliaj, është shkarkuar nga detyra edhe Zhaneta Beqiri, e cila mban postin e drejtoreshës së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

Bëhet me dije se Zhaneta Beqiri ka një raport të KLSH-së, i cili i rekomandon kryetarit të Bashkisë shqyrtimin e marrjes së një mase ndaj saj. Në bazë të këtij rekomandimi, kryetari ka marrë vendimin për shkarkimin e saj.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.