Tragjedi në jug të Kretës, të paktën 20 emigrantë humbin jetën, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

 përball me vështirësi për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Fillimisht, autoritetet shpëtuan 28 shtetas sudanezë dhe gjetën një viktimë. Pas ndërprerjes së përkohshme të kërkimeve për shkak të erërave të forta me intensitet 6-7 ballë, operacioni rifilloi gjatë natës dhe në orët e para të së hënës, kur u gjetën edhe shtatë trupa të tjerë.

Bilanci i këtij incidenti shkoi në tetë viktima, ndërsa dy persona vijojnë të jenë të zhdukur. Dy prej të mbijetuarve u dërguan në spitalin e Heraklionit për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga dëshmitë e emigrantëve të shpëtuar mësohet se gomonia ishte nisur nga Libia në mëngjesin e 3 ose 4 nëntorit, me destinacion Greqinë. Secili prej tyre kishte paguar më shumë se 2 mijë euro për udhëtimin.

Sipas dëshmive, pasditen e 6 nëntorit, dy persona kishin rënë në det në rrethana ende të paqarta dhe që prej asaj kohe nuk janë lokalizuar.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet greke kanë arrestuar dy shtetas sudanezë, 28 dhe 16 vjeç, të cilët janë identifikuar nga të mbijetuarit si organizatorët dhe drejtuesit e transportit të emigrantëve.

Ata akuzohen për hyrje dhe lehtësim të hyrjes së paligjshme në Greqi, pjesëmarrje në grup kriminal dhe ekspozim të personave ndaj rrezikut që ka sjellë vdekjen e tyre.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e dy personave të zhdukur, si dhe hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.