Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan.
Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes sëpjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertëtkërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës.
Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhepërcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive tëobjektit, thuhet në shkresën e Institutit të Ndërtimit,rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhekufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave tënevojshme për garantimin e sigurisë së banorëvedhe personave përreth, në bashkëpunim meautoritetet përgjegjëse.
Inxhinierët thonë se objekti ka pësuar dëmtime tëkonsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit,të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhejokonstruktive të ndërtesës.
Soleta e katit të 5-të, mbi zonën ku ka ndodhurshpërthimi, rrezikon shembjen nga momenti nëmoment.
Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial përsigurinë e banorëve, thonë ekspertët, dhe tëpersonave që mund të qëndrojnë brenda ose pranëobjektit.
Instituti i Ndërtimit rekomandon përcaktimin dhezbatimin e një perimetri sigurie 20 m-30 m, si dhemarrjen e masave të nevojshme për shmangien erënies së elementeve të dëmtuara.
Aktualisht janë duke u kryer akt-ekspertizat ethelluara, të cilat përfshijnë investigimet konstruktive,testimet laboratorike të materialeve dhe analizatpërkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dheqëndrueshmërisë së objektit.
