Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premteje, 6 nëntor, në Durrës. Trupi i tij është gjetur në trotuar, pranë Gjykatës së Apelit në zonën e Shkozetit.
Sipas burimeve policore, viktima me inicialet E.G, vuante nga sëmundje kronike.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet përkatëse. Ndërkohë, ambulanca pritet të transportojë trupin drejt morgut.
