Një tornado ka goditur një kantier ndërtimi në provincën e Antalyas, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e një tjetri.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në një zonë ku po zhvilloheshin punime ndërtimi. Si pasojë e tornados, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet turke pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.
