Aksident i rëndë në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari, plagoset pasagjeri 17-vjeçar

Miks News Albania

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Cërrik, ku për pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar, ndërsa një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Aksidenti është shënuar në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku 21-vjeçari me inicialet O. M, teksa drejtonte motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin.

Si pasojë, motomjeti është përplasur me një shtyllë ndërsa policia bën me dije se 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje ndërkohë, pasagjeri, 17-vjeçari me inicialet D. C., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.