Konflikt në Pazarin e Vjetër në Korçë, shoqërohen në polici dy persona

Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.

Si pasojë e konfliktit, njëri prej personave ka marrë dëmtime të lehta dhe ka marrë mjekim në spital, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën.

Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë dhe i ka shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.