Patos/ Gjendet pa shenja jete 70-vjeçari në oborrin e banesës, dyshohet arrest kardiak

Miks News Albania

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Patos.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve paraprake policore, dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.