Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në vendin tonë. Një 20-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në liqenin e Komanit.
Bëhet me dije se 20-vjeçari L.D nga Kosova, dyshohet se ka humbur jetën sapo është futur në ujë në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.
