Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, një i mitur kishte marrë një armë të tipit AK-47 dhe, gjatë manipulimit me të, ka shkrepur një fishek. Plumbi ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar.
I mituri i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka kryer kontroll në shtëpinë ku ndodhi rasti, ku ka gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, së bashku me një karikator me 20 fishekë.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
