E rëndë në Vlorë, humb jetën 50-vjeçari, u rrëzua nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.

Ngjarja është shënuar rreth orës 09:00.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.