U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

Miks Albania

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi.

Bruçi është një emër i njohur për Policinë.

Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona. Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg.

Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.