Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.
Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në automjet. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.
