Aksident në segmentin Fushë Arrëz-Bajram Curri, plagoset rëndë shoferi i motorrit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në segmentin Fushë Arrëz-Bajram Curri. Një automjet tip “Fuoristradë” ka përplasur një motor në fshatin Porav.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i motorit. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Bajram Currit.

Raportohet se i pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.