Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil pranë vendit të njohur si “Pema e Thatë”. Bëhet me dije se 22-vjeçari Antonio Mateli, banues në Ksamil, ka humbur drejtimine mjetit.
Ai është dërguar menjëherë për në spital, por ak humbur jetën gjatë transportit si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi:
Rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.
