Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një makine në lëvizje! Policia në ndjekje të autorit

Një incident me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Urës së Milotit, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje në lëvizje. Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Policia bën me dije se nga verifikimet e para të kryera në terren, një drejtues mjeti ka hapur zjarr ndaj një automjeti tjetër që ndodhej po ashtu në lëvizje në këtë aks rrugor.

Lidhur me dinamikën e konfliktit dhe personat e përfshirë, njoftimi zyrtar sqaron se “dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip ‘Audi’, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip ‘Audi’, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.”

Nga kontrolli dhe verifikimet e menjëhershme të kryera në vendngjarje, autoritetet konfirmuan se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar apo të plagosur.Shërbimet e Policisë së Shtetit janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Gj. Gj., ndërsa në zonë janë ngritur pika kontrolli me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po vijon veprimet procedurale për mbledhjen e provave materiale, sqarimin e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi: 

Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.