Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.
Era me drejtim juglindje-jugperëndim 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri ne 14m/s.
